Telegrafi

Man City luan vetëm për fitore ndaj Leedsit, formacionet zyrtare

Leeds United dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të Leedsit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Elland Road me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje me formë të lartë dhe synon fitoren e radhës për të marrë përsëri pozitën e parë nga Liverpooli.

Në anën tjetër, vendasit e Jesse Marsch gjithashtu kanë pesë ndeshje pa humbje dhe duan rezultat pozitiv për të mos rrezikuar rënien nga elita.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Leeds United: Meslier; Ayling, Firpo, Struijk, Cooper, Koch, Dallas, Phillips, Raphinha, Harrison, Rodrigo; 

Man City: Ederson; Cancelo, Dias, Laporte, Ake; Rodrigo, Gundogan (C); Grealish, Foden, Sterling; Jesus;

/Telegrafi/