Crystal Palace dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Londinezët janë nikoqir të Qytetarëve në takimin që pritet të zhvillohet nga ora 18:30 në stadiumin “Selhurst Park”.
Ekipi i Pep Guardiolës vjen nga një seri pozitive me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon tri pikët e radhës për t’i qëndruar si hije Arsenalit.
Don't let the blue sky fool you! 😅#ManCity pic.twitter.com/7q1iHG0Vqh
— Manchester City (@ManCity) March 11, 2023
Në anën tjetër, vendasit nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit, por synojnë të marrin rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë para tifozëve të vet.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime të vogla në formacionet e tyre.
Crystal Palace: Guaita; Clyne, Guehi, Andersen, Mitchell; Lokonga, Milivojevic; Schlupp, Ayew, Zaha; Olise;
Man City: Ederson, Stones, Akanji, Dias, Ake; Rodrigo, Bernardo, Gundogan (C); Foden, Grealish, Haaland;
/Telegrafi/