Manchester City dhe Leicester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Dhelprave në takimin e vlefshëm për javën e 18-të që zhvillohet në Etihad nga ora 18:30.
Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te Arsenali dhe synon ta vazhdojë formën e lartë për t’i mbetur afër Liverpoolit.
READY AND RARING TO GO!!! 👊
🔵 #ManCity #MCILEI pic.twitter.com/RapEAphajd
— Manchester City (@ManCity) December 21, 2019
Në anën tjetër, ekipi i Brandan Rodgers gjithashtu është në formë të mirë dhe synon rezultat pozitiv për të mbetur në pozitën e dytë.
Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Man City: Ederson, Walker, Fernandinho (C), Otamendi, Mendy, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Sterling, G Jesus.
Leicester City: Schmeichel; Pereira, Evans, Söyüncü, Chilwell; Ndidi; Pérez, Tielemans, Maddison, Barnes; Vardy
#MciLei team news brought to you by @eToro 👥
— Leicester City (@LCFC) December 21, 2019
/Telegrafi/