Telegrafi

Man City luan ndaj Burnleyt për fitoren e nëntë radhazi, formacionet zyrtare

Burnley dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të Burnley në takimin e paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në stadiumin Turf Moor.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola vjen nga një seri prej tetë fitoreve radhazi dhe synon të nëntën për të rritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një humbje në ndeshjen e fundit dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Burnley: Pope; Lewton, Tarkowski, Mee, Pieters; McNeil, Cork, Westwood, Gudmundsson; Vydra, Rodriguez;

Man City: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Laporte, Rodrigo, Gundogan, Mahrez, Bernardo, Sterling (C), Jesus

/Telegrafi/