Site icon Telegrafi

Man City i kthehet fitores, triumfon në udhëtim te Southamptoni

Manchester City ka triumfuar në udhëtim te Southamptoni me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke mposhtur Southamptonin, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të Cityt, i cili arriti të gjej edhe golin.

City shënoi në minutën e 15-të me anë të Rodrit, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa vetëm një minutë më vonë ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Kevin de Bruyne.

Në pjesën e dytë, përsëri City ishte ekip më i mirë duke krijuar më shumë raste në tetim të golit të dytë dhe sigurimit të fitores.

Megjithatë, deri në fund nuk arritën ta gjejnë rrjetën dhe fituan ne fund me rezultatin e pjesës së parë 1-0.

Pas kësaj fitore, City sheh veten në pozitën e pestë me 23 pikë apo një pikë më pak se Southamptoni i katërti.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët e presin Newcastlen, ndërsa Southamptoni udhëton te Fulhami. /Telegrafi/

https://twitter.com/Bobbi0987/status/1340318213129838594

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version