Site icon Telegrafi

Man City i kthehet fitores në Ligën Premier, triumfon ndaj Crystal Palace

Manchester City (Foto: Alex Davidson/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores në kampionat dhe tani vazhdon ndjekjen ndaj liderit, Liverpoolit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Megjithatë, për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të presim 39-të minuta, kur Gabriel Jesus shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Bernardo Silva.

Momenti i golit të Jesus (Foto: Alex Davidson/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 42-të në skenë doli David Silva, i cili shënoi për 2-0 pas një asistimi të bukur nga ana e Raheem Sterling.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte City, i cili krijoi më shumë raste, dominoi me posedim të topit dhe në qarkullimin e lojës.

Por, edhe përkundër rasteve të shumta nga Raheem Sterling (52′, 88′) dhe Kevin de Bruyne (81′), portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.

Festa e Silvas pas golit (Foto: Alex Broadway/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 19 pikë apo pesë më pak se Liverpooli, ndërsa Crystali renditet i gjashtë më 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët e presin Aston Villan, ndërsa Palace udhëton te Arsenali. /Telegrafi/

https://twitter.com/MC_FC_1894/status/1185614730305650688

https://twitter.com/imatemynameis1/status/1185618391031111680

 

 

Exit mobile version