Manchester City po fillon të projektohet për sezonin e ardhshëm.
“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola kanë përfunduar në vendin e tretë në këtë sezon në Ligës Premier, duke mos mundur të rivalizojnë Chelsean për titullin kampion.
Kështu, trajneri spanjoll po mendon për ndryshime në mënyrë që të ketë një skuadër shumë garuese në garën për titull kampion dhe Ligën e Kampionëve.
Guardiola po mendon të afroj emra të mëdhenj në afatin kalimtar veror, por për të transferuar një herë duhet t’i lirojë disa vende dhe dy futbollistë tani veçse janë konfirmuar se do ta lënë klubin në verë.
I pari është mbrojtësi francez, Gael Clichy, i cili ka luajtur plot 203 ndeshje me Cityn dhe ka fituar disa tituj të rëndësishëm në Angli.
Ndërsa, i dyti është anësori spanjoll, Jesus Navas, që nga ardhja e tij nga Sevilla ka zhvilluar 183 ndeshje dhe në verë duhet të largohet.
Largimin e këtyre dy emrave e ka konfirmuar vet skuadra angleze, e cila i ka falënderuar të dy futbollistët, teksa i ka dëshiruar edhe suksese të mëtejshme. /Telegrafi/
.@JNavas leaves #mcfc. #ThankYouJesus
More ➡️ https://t.co/fBp285WAcZ pic.twitter.com/9J7J6VZjij
— Manchester City (@ManCity) May 25, 2017
.@Gaelclichy22 departs #mcfc. #ThankYouGael
More ➡️ https://t.co/bO1kz3wHJo pic.twitter.com/IPrfu5mdOI
— Manchester City (@ManCity) May 25, 2017