Telegrafi

Man City kërkon fitoren e radhës ndaj Brightonit, formacionet zyrtare

Brightoni dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet nga ora 21:00.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga fitorja e thellë ndaj Newcastle dhe synon fitoren e radhës për të mbajtur formën e futbollistëve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, vendasit synojnë rezultat pozitiv për të mos rrezikuar rënien nga kategoria edhe për një sezon.

Guardiola ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa trajneri i vendasve luan me ekipin më të mirë.

Brighton: Ryan; Montoya, Dunk, Webster, Bernado, Bissouma, Mooy, Propper, Gross, Connolly, Trossard; 

Man City: Ederson, Walker, Laporte, E Garcia, Mendy, Rodrigo, Mahrez, De Bruyne (C), Bernardo, Sterling, Jesus

/Telegrafi/