Borussia Monchengladbach dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Qytetarët janë mysafir të gjermanëve të Gladbach në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt.
Ky takim pritet të zhvillohet në Puskas Arena të Budapestit nga ora 21:00, pasi udhëtimi në Gjermani ka qenë i pamundur shkaku i rregullave të coronavirusit.
📍 BORUSSIÁ-PÁRK 🇭🇺
Where are you supporting the Foals from tonight? 🐎💚#BMGCity pic.twitter.com/AeuDwk8tqW
— Gladbach (@borussia_en) February 24, 2021
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pasi duan të jenë sa më afër kualifikimit.
Monchengladbach: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini; Kramer, Neuhaus, Zakaria; Stindl, Hofmann; Plea
Man City: Ederson; Walker, Laporte, Ruben Dias, Cancelo; Rodri; Sterling, Bernardo Silva, Gundogan, Foden; Gabriel Jesús.
/Telegrafi/