Telegrafi

Man City i gatshëm ta shesë Sterlingun

Raheem Sterling (Getty Images)

Manchester City është i gatshëm të shesë Raheem Sterling në javët e ardhshme.

Sipas mediumit anglez Daily Star, Man City është i gatshëm të shesë yllin anglez, Sterling, gjatë kësaj vere.

Shitja e Sterlingut do të vjen nëse ylli anglez refuzon të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën nga Etihad.

Lexo po ashtu Man City gati t'ia dyfishojë pagën Sterlingut për të larguar interesimin e klubeve të mëdha evropiane

Marrëveshja e tanishme e Sterling shkon deri në qershor të vitit 2020, por City nuk do të lejojë asnjë nga lojtarët kryesorë të tyre të shkojnë në vitin e fundit të kontratës.

Sterling ishte ndër më të mirë te City në sezonin e fundit (Getty Images)

Sulmuesi i lindur në Londër i zemëroi përkrahësit e Liverpoolit kur ai la skuadrën nga Anfield për Cityn tre sezonet më parë.

Lexo po ashtu Në dyshim e ardhmja e Sterling te Man City

Ylli i Anglisë nuk ishte në më të mirën e tij gjatë Kupës së Botës dhe përballet me kritika për përfundimin e aksioneve.

Për Sterling nuk mungojnë skuadrat e interesuara, ndërsa cmimi i tij mendohet të jetë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/