Manchester City është i gatshëm të shesë Raheem Sterling në javët e ardhshme.
Sipas mediumit anglez Daily Star, Man City është i gatshëm të shesë yllin anglez, Sterling, gjatë kësaj vere.
Shitja e Sterlingut do të vjen nëse ylli anglez refuzon të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën nga Etihad.
Marrëveshja e tanishme e Sterling shkon deri në qershor të vitit 2020, por City nuk do të lejojë asnjë nga lojtarët kryesorë të tyre të shkojnë në vitin e fundit të kontratës.
Sulmuesi i lindur në Londër i zemëroi përkrahësit e Liverpoolit kur ai la skuadrën nga Anfield për Cityn tre sezonet më parë.
Ylli i Anglisë nuk ishte në më të mirën e tij gjatë Kupës së Botës dhe përballet me kritika për përfundimin e aksioneve.
Për Sterling nuk mungojnë skuadrat e interesuara, ndërsa cmimi i tij mendohet të jetë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/