Manchester City ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Burnley me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas nuk ka lëshuar terren as në ndeshjen e tyre ndaj Burnley duke marr një fitore të parë për ta rikthyer pozitën e parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, por edhe përkundër shumë rasteve nuk arritën ta gjejnë golin.
Në pjesën e dytë, ekipi i Guardiolas vazhdoi me lojë më të mirë dhe shpejt gjetën edhe golin e epërsisë.
Ishte Sergio Aguero, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 62-të për 1-0 dhe ky doli të jetë goli i fitores së madhe për Cityn.
Pas kësaj fitore, City ka 92 pikë në pozitën e parë apo një më shumë se Liverpooli i dyti, ndërsa Burnley renditet i 15-ti me 40 pikë.
Në ndeshjen e radhës, lideri i tabelës e pret Leicester Cityn, ndërsa Burnley udhëton te Evertoni. /Telegrafi/
https://twitter.com/prem_leaguefr/status/1122511194282131456