Manchester City ka fituar si mysafir i Sevillas me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes hapëse në Ligën e Kampionëve.
Në rastin e parë të mirë qytetarët arritën të shënon gol në minutën e 20-të.
Kevin De Bruyne gjeti Erling Haalandin i cili kreu punën e tij për ta dërguar topin në rrjetë për 1-0.
https://twitter.com/manksa______/status/1567232264869756928
De Bruyne (Man City) dhe Papu Gomez (Sevilla), kishin nga një rast në pjesën e parë, por rrjetat heshtën.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për anglezët që kishin disa raste.
Në minutën e 58-të ishte Phil Foden që shënoi pas asistimit të Joao Cancelo për 2-0.
I just know Haaland is annoyed someone didn’t pass to him to let him score yet another open goal from inside the 6 yard box
— 🇻🇦♱ 🏴 (@AngloCatholica) September 6, 2022
Dilema për fituesin në këtë takim u mbyll në minutën e 67-të, kur Erling Haaland shënoi golin e dytë, kësaj radhe pas asistimit të Foden për 3-0.
ERLING HAALAND WITH THE GREATEST GOAL EVER. I HAVE NEVER SEEN ANYTHING LIKE THIS BEFORE 😳🤯 https://t.co/jclhpICTCF
— GarnachoFan17 (@ManUtdGarnacho) September 6, 2022
Man City ka mundur të shënojë më shumë gola sikur lojtarët e tyre të ishin më të saktë.
Krejt në kohën shtesë shënoi edhe Ruben Dias për 4-0.
Tri pikë në ndeshjen e parë për skuadrën e Pep Guardiolas, ndërsa Sevilla mbetet pa pikë. /Telegrafi/