Site icon Telegrafi

Man City fiton pa shumë vështirësi ndaj Portos

Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Portos në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Qytetarët e kanë nisur në mënyrë të mirë edicionin 2020/21 në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar ndaj Portos në Etihad.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt për një nuancë, por të dy klubet shënuan nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14-të dhe ishte Luis Diaz, i cili kaloi portën në epërsi 0-1, por Sergio Aguero (21’) barazoi 1-1 nga penalltia.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin larg më të mirë dhe më kërkues duke arritur t’i shënojnë edhe dy gola tjerë dhe ta sigurojnë fitoren.

Ilkay Gundogan (65’) shënoi për 2-1 dhe Ferran Torres (73’) për 3-1, duke vulosur fitoren e Cityt.

Në ndeshjen e ardhshme, City udhëton te Marseille, ndërsa Porto e pret Olympiacosin.

Ndeshja tjetër mes Olympiacos dhe Marseille u mbyll me rezultat 1-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/OFutTT/status/1318996294937890816

https://twitter.com/noobfcb/status/1319012440210874368

https://twitter.com/OficialSala12/status/1319014687682514945

Exit mobile version