Site icon Telegrafi

Man City fiton ngushtë ndaj Brendford, shton epërsinë me ndjekësit

Manchester City ka marr fitore si mysafir i Brentford me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 20-të të Ligës Premier.

Vendasit rrezikuan të parët me Yoane Wissa, por ai nuk ishte i saktë.

Menjëherë në rastin tjetër, Manchester City shënoi për 1-0 me Phil Foden që shënoi pas asistimit të Kevin de Bruyne.

https://twitter.com/WFTV16/status/1476290486264467458

Pjesa e parë nuk solli diçka më shumë dhe rezultati nuk ndryshoi.

Man City kishte tre raste të mira në fillimin e pjesës së dytë me Foden dhe De Bryne, por nuk arritën të shënonin.

Krejt në fund Aymeric Laporte shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Manchester City tani ka 50 pikë, tetë më shumë se Chelsea  në pozitën e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version