Manchester City ka fituar me lehtësi në udhëtim te Evertoni me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Ligës Premier.
Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me dominim në kampionatin anglez duke mposhtur me lehtësi edhe Evertonin.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave lojë, ku Leroy Sane shënoi një supergol për 1-0 pas asistimit të David Silvas.
City gjeti shpejt edhe golin e 2-0 me anë të Gabriel Jesus, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Kevin de Bruynes.
Pjesën e parë perfekte u përkujdes ta mbyll Raheem Sterling me një gol nga afërsia, duke shënuar për 3-0 pas asistimit të David Silvas.
Në pjesën e dytë, City arriti ta menaxhoj mirë lojën duke mbajtur shumë topin në këmbë, por pësuan një gol nga vendasit.
Ishte Jannick Bolasie, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca duke ngushtuar rezultatin në 1-3, rezultat që doli të jetë përfundimtar.
Pas kësaj fitore, City vazhdon në pozitën e parë me 84 pikë, ndërsa Evertoni renditet në vendin e nëntë me 40 pikë.
Në ndeshjen e radhës, City e pret në shtëpi rivalin e madh lokal, Unitedin, ndërsa Evertoni po ashtu luan derbin e madh lokal në shtëpi ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Youknow_Calvinn/status/980136832028594177
https://twitter.com/robertomigueli1/status/980125459559088134