Manchester City ka mposhtur Sevillan me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Sevillas që shënoi me Rafa Mir për 1-0 në minutën e 31-të.
Por në pjesën e dytë qytetarët u konsoliduan dhe shënuan tri herë.
FULL-TIME | We complete the group stages of the @ChampionsLeague with a victory! 😍
🔵 3-1 🔴 #ManCity pic.twitter.com/ntfusJfHhC
— Manchester City (@ManCity) November 2, 2022
Rico Leëis, Julian Alvarez dhe Riyad Mahrez shënuan për të siguruar fitoren e katërt në fazën e grupeve.
Në anën tjetër ndeshja mes Copenhagen dhe Borussia Dortmund u mbyll baras 1-1.
End of the UCL group stage ⏹ pic.twitter.com/N5jhtFiQdt
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) November 2, 2022
Man City me 14 pikë është i pari, Borussia Dortmund me 9 pikë e dyta, që vazhdojnë në Ligën e Kampionëve.
Sevilla me 5 pikë vazhdon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/