Site icon Telegrafi

Man City fiton ndaj Evertonit dhe bëhet lider i ri i Ligës Premier

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar serinë pozitive duke marrë edhe fitoren e gjashtë radhazi në kampionat.

Me këtë fitore në Etihad, Qytetarët janë bërë lider i tabelës në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, City rriti nivelin e lojës dhe shkaku i zëvendësimeve arriti edhe të shënoj dy gola dhe të sigurojë tri pikët e radhës.

Ishte sulmuesi Erling Haaland, i cili në minutën e 71-të shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 85-të çoi epërsinë në 2-0.

Deri në fund, pati edhe disa raste, por portat mbeten të paprekura dhe City fitoi 2-0 duke marrë tri pikët e radhës.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 52 pikë, ndërsa Evertoni zë pozitën e 18-të me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Citizens luajnë në shtëpi ndaj Chelseat, ndërsa Toffes e presin Crystal Palace. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version