Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, duke treguar se do të luftojnë deri në fund me Arsenalin për titull.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, menaxhimit të topit, arritën t’i shënojnë edhe tri gola.
Goli i parë erdhi pas vetëm pesë minutave me anë të John Stones, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Rodrit.
Pas Stones në skenë doli ‘bisha’ Erling Haaland, i cili fillimisht shënoi në minutën e 13-të nga penalltia për 2-0, ndërsa në minutën e 25-të shënoi golin e dytë personal për epërsinë 3-0.
HALF-TIME | What a first half! 👊
🔵 3-0 🦊 #ManCity | @NESCAFE pic.twitter.com/5DrLvkmpHf
— Manchester City (@ManCity) April 15, 2023
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, pasi City nuk kishte më pretendime, Guardiola bëri disa zëvendësime, dhe Leicesteri shënoi golin e vetëm këtë pjesë.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të me anë të Kelechi Iheanacho, i cili shënoi për 3-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
FULL-TIME | A home victory! 👊
🔵 3-1 🦊 #ManCity pic.twitter.com/oRKvZOA5ii
— Manchester City (@ManCity) April 15, 2023
Me këtë fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 70 pikë apo tri më pak se Arsenali i pari, ndërsa Leicesteri zë vendin e 19-të me 25 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët e presin Arsenalin, ndërsa Dhelprat janë nikoqir të Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/
Stones GOAAAALLLL pic.twitter.com/eTUzR9S6iv
— Mancity (@mcfc_talks) April 15, 2023
https://www.youtube.com/watch?v=12OHUtmUMRg
https://twitter.com/MCFC_Pickle/status/1647288162652127234