Telegrafi

Man City i falet Kompanys, fitore me aromë titulli ndaj Leicesterit

Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me vështirësi me rezultat 1-0 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit kampion në Ligën Premier pas fitores ndaj Leicesterit një gjiro para fundit të sezonit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, por edhe përkundër shumë rasteve të krijuara nuk arritën të tundin rrjetën.

Goditja me kokë e Agueros u ndal nga Schmeichel (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Phil Foden (12′) dhe Sergio Aguero (33′), por në të dy rastet u ndalën nga Casper Schmeichel.

Në pjesën e dytë, vazhdoi trysnia dhe lojë më e mirë e vendasve, të cilët pas shumë rasteve të krijua arritën të gjejnë edhe golin.

Ishte kapiteni Vincent Kompany (70′), i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë e Cityt 1-0.

Momenti i goditjes nga Kompany (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë dhe ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 95 pikë apo një më shumë se Liverpooli i vendit të dytë, ndërsa Leicesteri zë vendin e nëntë me 51 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Brightoni, ndërsa Dhelprat e presin në shtëpi Chelsean. /Telegrafi/