Site icon Telegrafi

Man City dhe Man United do të luajnë si vendas, hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës FA

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në garën më të madhe shtetërore angleze Kupën FA.

Nuk kanë munguar befasitë, derisa janë mësuar tetë skuadrat që kanë vazhduar rrugëtimin për në çerekfinale të kësaj gare.

Por tanimë janë mësuar edhe çiftet çerekfinaliste, ku do të ketë përballje tejet interesante.

Manchester City do të luaj në Etihad stadium përballë Burnleyt të udhëhequr nga Vincent Kompany.

Ndërkohë Manchester United do të luaj në Old Traford, ku përballë do të ketë skuadrën nga Liga Premier, Fulham.

Skuadra tjetër nga elita e futbollit anglez, Brighton para adhuruesve të vet pret befasinë më të këndshme Grimbsbyn, derisa Sheffield United do të përballet me Blackburn Rovers.

Lexo po ashtu Unitedi fiton me përmbysje ndaj West Hamit dhe kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

FA ka njoftuar se ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen gjatë fundjavës të së shtunës më 18 mars 2023, me orarin përfundimtar që do të konfirmohet pas diskutimeve me klubet, transmetuesit dhe autoritetet lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version