Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Brigtoni ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar fitoret dhe formën e mirë para mbylljes së sezonit në Angli dhe fillimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kur kanë mbetur edhe më pak se një muaj.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Qytetarëve, të cilët përvec rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 21-të dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Gabriel Jesus (44’) i qoi shifrat në 0-2.
HALF-TIME | Bags of chances and a couple of goals. Going well so far!
🐦 0-2 🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/PtP2SGVzTX
— Manchester City (@ManCity) July 11, 2020
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi dhe loja e mirë e Cityt që shënoi edhe tri gola dhe kompletoi një fitore të madhe.
Sterling (53’) ishte përsëri i pari që gjeti golin këtë pjesë duke shënuar për 0-3, ndërsa tre minuta më vonë ishte Bernardo Silva që shënoi për 0-4.
Në minutën e 81-të, Sterling kompletoi het-trikun duke shënuar për 0-5 dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.
FULL-TIME | Another goal fest!
🐦 0-5 🔵 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/I9La7fEZdI
— Manchester City (@ManCity) July 11, 2020
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 72 pikë, ndërsa Brighton renditet i 15-ti me 36 pikë.
Në ndeshjen e radhës, ekipi i Guardiolas e pret në shtëpi Bournemouthin, teksa Brightoni udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=R8Iwxo2Rhpg