Telegrafi

Man City çuditërisht po e shet një top yll që luan në ekipin e parë – Fabrizio Romano publikon detajet

Portieri Ederson mund të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, raporton ekskluzivisht Fabrizio Romano.

Braziliani mund të shitet në rast të një oferte të mirë. Tashmë ka interes nga klubet saudite dhe gardiani i Citizens do të marrë një vendim në fund të këtij sezoni.

Gjithçka varet nga ai dhe Pep Guardiola është në pritje të vendimit të tij. Ederson Moraes mbërriti te City shtatë vite më parë nga Benfica për 40 milionë euro.

Me klubin ai fitoi gjithçka që mund të fitohej dhe këtë sezon në 43 paraqitje ka pësuar 34 gola dhe ka mbajtur 16 porta të paprekura.

Mirëpo, Pep Guardiola së fundmi ka preferuar gjermanin Stefan Ortega, i cili ka qenë zëvendësuesi i Ederson në dy sezonet e fundit.

Portieri 31-vjeçar ishte një nga heronjtë më të mëdhenj të titullit të ri të Cityt me pritjet e tij. /Telegrafi/