Manchester City ka marrë një tjetër fitore në Ligën Premier dhe përsëri me shumë gola.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka mposhtur me rezultat të thellë 6-0 Nottingham Forestin, duke qëndruar në vendin e dytë në tabelë.
Erling Haaland shënoi tre gola, Julian Alvarez dy dhe Joao Cancelo një tjetër në fitoren e Citizens.
Ishte sulmuesi norvegjez Erling Haaland që mori notën më të lartë në ndeshje, derisa lartë u vlerësuan edhe Julian Alvarez dhe dyshja e mbrojtjes John Stones e Joao Cancelo.
Nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për portierin mysafirë Dean Henderson, por me notë të ulët u vlerësuan edhe mbrojtësit Worall e Kouyate. /Telegrafi/