Telegrafi

Man City 4-0 Crystal Palace, notat e lojtarëve: De Bruyne e Stones më të mirët në ndeshje

Manchester City ka marrë një fitore të lehtë në shtëpi në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.

City ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 skuadrën londineze Crystal Palace.

Mbrojtësi John Stones me dy gola si dhe mesfushori Ilkay Gundogan me një e sulmuesi Raheem Sterling me një tjetër ishin realizuesit në këtë takim.

E pikërisht mbrojtësi John Stones pati notën më të lartë në këtë sfidë.

Me paraqitje të mirë te vendasit u dalluan edhe Kevin de Bruyne, Ruben Dias, Rahem Sterling e Ilkay Gundogan.

Tek mysafirët lojtari më i vlerësuar ishte Jordan Ayew, ndërsa nota më e dobët shkoi për portierin Guaita. /Telegrafi/