Manchester City ka marrë një fitore të lehtë në shtëpi në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.
City ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 skuadrën londineze Crystal Palace.
Mbrojtësi John Stones me dy gola si dhe mesfushori Ilkay Gundogan me një e sulmuesi Raheem Sterling me një tjetër ishin realizuesit në këtë takim.
E pikërisht mbrojtësi John Stones pati notën më të lartë në këtë sfidë.
Me paraqitje të mirë te vendasit u dalluan edhe Kevin de Bruyne, Ruben Dias, Rahem Sterling e Ilkay Gundogan.
Tek mysafirët lojtari më i vlerësuar ishte Jordan Ayew, ndërsa nota më e dobët shkoi për portierin Guaita. /Telegrafi/