Manchester City ka shënuar fitore në sekondat e fundit në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.
Citizens arritën të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Southamptonit me rezultat 2-1.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri ishte lojtari nga radhët e Citizens.
Kevin de Bryune mori notën më të lartë 9 edhe në saje të një goli dhe asistimi te goli i fitores.
Austin i Southamptonit ishte lojtari më i dobët në fushë duke u vlerësuar me notën 5.8.
Pas kësaj, Citizens mbeten në pozitën e parë me 40 pikë ndërsa Southampton zë vendin e 11 me 15 sosh. /Telegrafi/
Manchester City
Southampton