Manchester City ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas i është hakmerr pas vetëm tri ditëve atij të Mauricio Pochettinos, pas asaj humbje që ia shkaktuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Goli i vetëm në fitoren e Qytetarëve erdhi në minutën e pestë të ndeshjes dhe ishte talenti i ri anglez, Phil Foden, i cili shënoi nga afërsia.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndehsjes ishte Bernardo Silva, i cili u vlerësua me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi mbrojtësin mysafir Ben Davies që u notua me 6.0.
Man City:
Tottenham:
/Telegrafi/