Site icon Telegrafi

Mallorca qëndron në La Liga – nuk kishte se si të mos përfshihej Vedat Muriqi me një super lëvzije

Mallorca ka arritur t’i shpëtojë rënies në La Liga 2, pas fitores 2-0 si mysafir i Osasunas në xhiron e fundit (38) në La Liga.

Në 45 minutat e parë, të dy skuadrat kishin shanset e tyre, por nuk ia dolën t’i konkretizonin ato me gol.

Në pjesën e dytë, Mallorca ishte e vendosur që ta fitonte këtë duel dhe golin e parë e shënoi në minutën e 47-të përmes Angel, me Vedat Muriqin që ishte asistuesi.

Derisa ndeshja po shkonte në minutat e fundit të takimit, Clement Grenier (83’) ia doli të shënonte për 2-0, duke e bërë fitoren e tyre sa më komode.

Mallorca e përfundon këtë edicion në vendin e 16-të me 39 pikë, aq sa ka edhe Cadizi, që është në 17-in, derisa Granda, Levante dhe Alaves, kanë rënë në La Liga 2.

Kujtojmë se Muriqi është në huazim te Mallorca nga Lazio deri në fund të këtij sezoni, ndërsa gjatë kësaj periudhe huazimi nga janari, ai realizoi pesë gola dhe tri asistime. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version