Telegrafi

Mallorca kërkon sqarim se çfarë ushtrime po bën Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është padyshim njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm te Mallorca në La Liga.

Sulmuesi i Kosovës deri më tani ka shënuar tri gola për skuadrën spanjolle, derisa edicionin e kaluar i ndihmoi ata që të qëndronin në elitën e futbollit spanjoll.

Së fundmi, Mallorca ka postuar një video, ku shihet sulmuesi i Dardanëve duke u stërvitur në një mënyrë të pazakontë.

Klubi spanjoll ka kërkuar që dikush ta shpjegoj këtë situatë në një shaka me Muriqin.

Lojtari me prejardhje nga Prizreni është i shtrirë në tokë dhe fillon të mbajë një distancë me topin.

Duket se kjo metodë e Muriqit është një sfidim për muskujt, të cilët duhet të jenë në gjendje padyshim që të përballen edhe me ndeshje edhe me presion të lartë, derisa nesër (e hënë) nga ora 21:00 janë Mallorca është mysafire e Elches. /Telegrafi/