Mallorca e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 14-të në Liga Liga, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Vedat Muriqi.
Ndeshja nisi mirë për vendasit që shënuan që në rastin e parë para portës.
Ishte tashmë i zakonshmi Vedat Muriqi që përfitoi nga një top i kthyer i Jan Oblak që priti gjuajtjen e Jaume Costa, duke gjetur rrjetën për herë të tetë këtë sezon.
https://www.youtube.com/watch?v=80xm7aTjmx4&ab_channel=MoinFifa
Atletico Madridi shënoi në minutën e 21-të, kur Alvaro Morata gjeti rrjetë, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtëloje.
Pjesa e parë nuk solli më raste dhe skuadrat shkuan në pushim.
50. ¡Se marcha fuera el remate del Pirata! ❌🏴☠️
𝐑𝐄𝐀𝐋 𝐌𝐀𝐋𝐋𝐎𝐑𝐂𝐀, 𝐀𝐋𝐄́#RCDMallorcaAtleti 1-0 pic.twitter.com/E7hCubVYqb
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) November 9, 2022
Deri në fundin e ndeshjes nuk kishte më raste të mira, por në minutat e fundit Atletico ka mundur edhe të marr barazim.
Morata lëshoi rast të mirë nga afër për të shënuar për 1-1, pasi portieri vendas bëri pritje të madhe.
Në minutën e 87-të, Vedat Muriqi doli nga fusha për tu zëvendësuar, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur për paraqitjen.
🔥 𝐒𝐎𝐅𝐑𝐈𝐌 𝐉𝐔𝐍𝐓𝐒. 𝐆𝐔𝐀𝐍𝐘𝐀𝐌 𝐉𝐔𝐍𝐓𝐒. 👹#RCDMallorcaAtleti pic.twitter.com/DT5mXIpOl8
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) November 9, 2022
Më këtë fitore Mallorca ngjitet në vendin e dhjetë me 19 pikë, ndërsa Ateletico Madridi ka 24 pikë dhe mban vendin e gjashtë. /Telegrafi/