RCD Mallorca ka prezantuar sulmuesin shqiptar Vedat Muriqin, i cili kalon si huazim nga Lazio.
Muriqi kishte arritur dje në Mallorca, ku sot gjatë ditës kreu testet mjekësore.
Mallorca e ka bërë zyrtare transferimin e tij me një video shumë interesante në rrjetet sociale.
Një tifoz e donte me çdo kusht në skuadër, madje duke e transferuar fillimisht në lojën Sony Playstation.
👹 Disculpad la espera…sobre todo tú, Vedat! pic.twitter.com/hd9jzjONuD
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) January 31, 2022
Ishte madje ai vetë që kreu ‘bisedimet’ me krerët e Lazios.
Pas shumë bisedimet dhe mundimesh, tifozit i erdhi Vedat Muriqi në shtëpi, duke trokitur në derën e tij.
Një video shumë simpatike, ku edhe lojtari ynë luajti rolin shumë mirë.
Shpresojmë që Muriqi të ketë fat në paraqitjet e tij për klubin spanjoll./Telegrafi/