Aaron Ramsey ishte figura tragjike e mbrëmjes së mërkurë në Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan në Sevilla.
Mesfushori uellsian, një nga emrat e mëdhenj të Rangers, ishte i vetmi lojtar që humbi penalltinë, duke lejuar që Eintracht Frankfurt të bëhej kampion i Ligës së Evropës.
Ashtu si golat e tij kanë pasur viktima të famshme gjatë viteve, humbja e Ramsey në natën rezultoi fatale për shpresat e Rangers për trofeun evropian.
Ramsey, i cili hyri në lojë në minutën e 117-të, me sa duket me qëllimin e vetëm për të ekzekutuar një penallti, lidhet me një rekord të padëshiruar, ku pas çdo goli të tij vdes një figurë e famshme.
Mallkimi i Aaron Ramseyt
Emra të shquar si David Bowie, Robin Williams, Whitney Houston, Bebo Valdes e të tjerë kanë rënë viktimë e të ashtuquajturit ‘mallkimi Ramsey’.
Në total, deri në 20 vdekje të personazheve të famshëm kanë ndodhur pas golave të tij.
Këtë herë nuk pati vdekje, por ëndrrat e Rangers u shkatërruan. /Telegrafi/