Malisheva nuk ka arritur të kualifikohet tutje, pasi pësoi humbje nga Buducnosit si mysafir me rezultat 3-0, duke u eliminuar në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Dueli i parë në “Zahir Pajaziti” u mbyll me fitore të Malishevës 1-0, por që nuk arritën ta ruanin epërsinë në ndeshjen e kthimit.
Igor Ivanovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 32-të të ndeshjes.
Dragan Grivic e Vladimir Perisic shënuan në pjesën e dytë për epilogun e këtij takimi.
Kësisoj, për skuadrën e Qëndrim Kidës merr fund këtu rrugëtimi në garat evropiane. /Telegrafi/