Telegrafi

Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët

Malisheva dhe Prishtina kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë pati rastet e saja, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk ia doli t’i konvertonte ato në gol.

Në pjesën e dytë, ishte një lojë më e hapur, me çka edhe u shënuan dy gola.

Në minutën e 61-të, Mërgim Pefqeli e kaloi Prishtinën në epërsi, duke hapur edhe më shuam sfidën.

Malisheva iu kundërpërgjigj kryeqytetasëve në minutën e 79-të, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Me këto dy gola edhe përfundoi ndeshja, me dy skuadrat që morën nga një pikë.

Pas javës së 34-të, Prishtina ka rënë në vendin e pestë me 45 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 40 sosh. /Telegrafi/