Telegrafi

Mali shënon fitore ndaj Burkina Fasos dhe avancon në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Mali është bërë kombëtarja e radhës që siguron kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Burkina Fasos.

Pjesa e parë u karakterizua me dominim të Malit, të cilët pas tentimeve të njëpasnjëshme arritën të gjejnë golin.

Fillimisht rasti i parë i takoi Amadou Haidara (3’) i cili bëri një goditje me kokë pas një krosimi brenda zonës mirëpo u ndal nga shtylla.

Mali arriti që të marr avantazhin në këtë takim që në aksionin e parë serioz, por atë e bëri Edmond Tabsopa i Burkina Fasos i cili shënoi autogol për t’i dhënë kundërshtarit epërsinë prej 1-0.

Mali patën një mundësi të artë shënimi për të dyfishuar rezultatin me Lassine Sinayoko (30’), por ai  u tregua i pasaktë përballë portës.

Sidoqoftë në pjesën e dytë ishte pikërisht Lassine Sinayoko (47’) i cili shënoi për 2-0 duke përmirësuar gabimin që kishte bërë më herët.

Burkina Faso u mundua që të rikthehej në lojë dhe pikërisht këtë bënë, kur në minutën e 56-të fituan një penallti.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Bertrand Traore i cili shënoi për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Megjithatë, kjo ishte e tëra çfarë Burkina Faso mund të bënte dhe Mali siguroi kualifikimin tutje ku tani në çerekfinale do të ketë punë me Bregun e Fildishtë./Telegrafi/