Poezi nga: Percy Bysshe Shelley
Përktheu: Alfred Kola
Ndrin ‘Mali i Bardhë’: – fuqia është atje,
Fuqi e pamjeve të qeta e solemne,
Dhe shumë tingujve, plot jetë e vdekje.
N’errësirën e qetë pa hënë të netëve,
Dëborat zbresin, në shkëlqimin e ditës,
Mbi atë Mal; askush s’i sheh ato,
As kur flokë bore digjen nën diellin zhytës,
as kur rrezet e yjeve sulen përmbi to …