Poezi nga: Paul Eluard
Përktheu Dritëro Agolli
I ashpër ngrihet mali Gramoz
Por njerëzit malin e zbutin.
Barbarët i vrasim, i futim nën dhe
Që nata të bëhet e shkurtër.
Më budallenj se baruti i tyre i zi
Na qenkan barbarët tanë.
Ata s’na njohin, s’e dine njeriun.
S’ia dine forcën e tij të çuditshme!
Po zemrat tona janë granit, lëmojnë edhe gurin.