Telegrafi

Maldini: Kam mundur të bashkohet me këtë klub të Rusisë

Paolo Maldini ka treguar se Luciano Spalletti e kishte ftuar atë të jetë pjesë e stafit të tij në Zenit St Petersburg.

Trajneri aktual i Romës, kishte shkuar në Rusi në dhjetor të vitit 2009 ku kishte qëndruar deri në mars të viti 2014.

Ai e kishte ftuar legjendën e futbollit italian të punojë në Rusi.

“Kam mund të jem pjesë e Zenitit”.

“Spalletti, që ishte trajner te Zeniti, më thirri dhe më ftoi të bahet pjesë e stafit të tij. Nuk besova që mund ta plotësojë atë rol dhe i thash jo”.

“Nuk desha të punojë në atë klub, pasi Rusia nuk është afër Italisë”.

“Por trajneri i Spartak Moskës, Massimo Carrera, a të ftoi? Ai nuk ka nevojë për mua! Nuk befasohem me sukseset e tij, pasi ai ka mësuar shumë nga Antonio Conte. Çdokush që punon me ish trajnerin e Juventusit do të ketë sukses”, ka thënë Maldini. /Telegrafi/