Site icon Telegrafi

Malajzia raporton rritje rekorde të rasteve me coronavirus, për të dytën ditë me radhë

Malajzia raportoi një rritje rekorde të rasteve me coronavirus për të dytën ditë me radhë, duke konfirmuar 317 infeksione të reja të shtunën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 12 mijë, ndërsa 317 persona kanë ndërruar jetë deri më tani si pasojë e COVID-19.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, rreth 34 milionë të infektuar janë regjistruar në botë, dhe një milion viktima.

Vendi më i goditur në botë është SHBA-ja me 7.5 milionë raste pasuar me Indinë, e cila ka regjistruar 6.4 milionë të prekur.

Ekspertët britanikë nga Shoqëria Mbretërore deklarojnë se vaksina e cila pritet të prodhohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm, nuk do të mund t’ua rikthej jetën e qytetarëve në normalitet.

Për momentin, vaksinat eksperimentale kundër coronavirusit janë në fazën përfundimtare të testimit, për të filluar më pas edhe prodhimin në shumicë. /Telegrafi/

Exit mobile version