Site icon Telegrafi

Makthi i meshkujve në shtrat për të cilin askush s’flet

Një problem që ndodh shpesh, por për të cilin nuk flitet.

Dëmtimi që mund t’i ndodhë penisit gjatë penetrimit është diçka që ndodh shpesh, por për të cilën meshkujt refuzojnë të flasin.

Ndonëse duket si një legjendë, në fakt mjekët thonë se shpeshherë pacientët e tyre meshkuj shfaqen me shenja të nxira, ënjtje ose dëmtim të lëkurës.

Sipas ekspertëve, rastet janë në rritje duke qenë se tashmë seksi është kthyer në një formë argëtimi.

Njerëzit nuk ngurrojnë të eksperimentojnë me mjete nxitëse apo pozicione të rrezikshme.

Frakturat e penisit ndodhin kur akti seksual bëhet shpejt dhe duke ushtruar më shumë forcë se zakonisht.

Në kësi rastesh një kontakt i pakujdesshëm me zonën midis anusit dhe vagjinës apo me himenin, mund të shkaktojë tkurrje dhe nxirje të organit gjenital.

Prandaj këshillohet që të tregohet kujdes, pasi pasojat mund të jenë fatale duke çuar në humbjen e ndjeshmërisë seksuale.

Nëse problemi diagnostikohet në kohë, një trajtim nga 4 deri në 6 javë do ndihmojë në eliminimin e problemit dhe në rikthimin e një jete të shëndetshme seksuale.

Exit mobile version