Ikona e Chelseat, Claude Makelele, beson se Jose Mourinho është i lumtur te Manchester Unitedi pavarësisht telasheve që po kalon.
Francezi i cili ishte pjesë e skuadrës së Special Ones te Chelsea dhe Real Madridi, nuk ka kursyer fjalët e mëdha për ish-trajnerin e tij.
“Mendoj se Jose e donë punën që bën. Ai e dashuron futbollin”, ka thënë Makelele.
“Ai është një nga ata trajnerët fantastik, kam mësuar shumë nga ai”.
“Ai është konkurrues. Ai dëshiron t’i jep dashuri lojtarëve të tij gjatë gjithë kohës. Ai dëshiron progres me lojtarët që ka në dispozicion”.
“Ndonjëherë çdo gjë është ndryshe. Futbolli ka ndryshuar shumë, është bardh e zi, por ai prapë është aty”.
“I dëshiroj atij fat këtë sezon në Ligën Premier”, ka shtuar Makelele. /Telegrafi/