Telegrafi

Majori i video-lojës RainbowSix do të mbahet së shpejti në Berlin

Turneu Major i video-lojës RainbowSix Siege do të zhvillohet duke filluar nga data 15 deri më 21 gusht, në teatrin Potsdamer Platz në Berlin, Gjermani.

Edhe pse ende nuk dihen emrat e ekipeve pjesëmarrëse, në këtë turne madhor do të garojnë 16 ekipet më të mira nga rajone të ndryshme.

Për t’u kualifikuar, ekipet duhet të garojnë në Ligat Rajonale në të gjithë Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Evropë dhe Azi-Paqësor.

Gjithashtu ende nuk dihet grupi i çmimeve që do të ndahet në këtë turne, por besohet të jetë i ngjashëm me turnet Major të mëparshëm, të cilët kanë shpërndarë shuma rreth 500.000 dollarë.

Përveçse të bëhen kampionë dhe të marrin në shtëpi një pjesë të madhe të grupit të çmimeve, skuadrat po presin gjithashtu me padurim pikët e renditjes globale të cilat ju ndihmojnë për t’u kualifikuar në turneun Six Invitational 2023.

Në turneun Six Berlin Major, ndeshjet do të zhvillohen përballë publikut duke filluar nga Play-Off –et, të cilat fillojnë nga data 19 gusht. /Telegrafi/