Telegrafi

Maguire flet për takimin dhe ndarjen me Solskjaer: Me një fjali ai tregoi se çfarë burri është

Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, u tha lamtumirë lojtarëve në kampin stërvitor dhe kapiteni i klubit Harry Maguire ka zbuluar se ishte shumë e keqe atmosfera në qendrën stërvitore  në Carrington.

Ditën e parë pasi u shkarkua nga klubi i tij i dashur, Solskjaer e përdori atë për t’u thënë lamtumirë ish-lojtarëve të tij.

Në prag të duelit ndaj Villarrealit, Harry Maguire tregoi se si shkoi takimi i fundit me norvegjezin.

“Ai erdhi për të folur me ne dhe për të thënë lamtumirë. Ishte shumë e trishtueshme sepse të gjithë kemi respekt të madh për Solskjaer. Ai na tha shumë, por nuk mund të zbuloj gjithçka”.

“Ai na tha se duhet të kthehemi në rrugën e duhur, të fokusohemi ndaj Villarrealit dhe na bëri të hyjmë në ndeshje me frymë pozitive”, ka thënë Maguire.

Lojtari i kombëtares angleze tha gjithashtu se adresimi i Solskjaer tregon se sa vlen ai në të vërtetë.

“Një fjali që mbaj mend është se ne do të kemi mbështetjen e tij përgjithmonë dhe se ai na uron fitoren në çdo ndeshje, gjë që tregon se sa vlen ai si njeri”, nënvizoi Maguire.

Lojtarët janë ndarë nga Solskjaer me një përqafim dhe sonte skuadra kundër Villarrealit do të drejtohet nga zgjidhja e përkohshme Michael Carrick. /Telegrafi/