Site icon Telegrafi

‘Magjistarët’ e Ligës së Kampionëve: Zhegrova mposht Viniciusin, Musialan, Xavi Simonsin dhe shumë të tjerë

Edon Zhegrova po shkëlqen në edicionin aktual të Ligës së Kampionëve, duke e zënë vendin e parë në listën e dribluesve më të suksesshëm.

Me 17 driblime të kompletuara, ai ka lënë pas emra të njohur si Vinicius Júnior dhe Jerémy Doku, duke dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në përballjet një kundër një.

Shkëlqimi i tij me ekipin Lille është vënë re veçanërisht në fazën e grupeve, ku Zhegrova ka qenë një nga faktorët kyç të suksesit të skuadrës.

Kjo është një arritje e rëndësishme në karrierën e tij, e cila vazhdon të ngjitet në arenën evropiane, duke treguar talentin e tij të veçantë dhe duke mbajtur lart emrin e Kosovës.

Me performancat e tij të shkëlqyera, Zhegrova po e vendos veten mes lojtarëve më të rrezikshëm të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, duke shërbyer si inspirim për brezat e rinj të futbollistëve që duan të ndjekin gjurmët e tij.

Kjo është lista e futbollistëve që kanë realizuar më shumë driblime deri tani. /Telegrafi/

Exit mobile version