Site icon Telegrafi

Magath: Do të doja të bëhesha trajner i Kroacisë

Ai është i njohur për disiplinën e çeliktë, për stërvitjet e vështira dhe lojën psikofizike.

Felix Magath ka qenë në të kaluarën lojtar kyç i skuadrës së Hamburgut dhe kombëtares gjermane në vitet e 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar duke fituar të gjitha trofetë përveç titullin e kampionit botëror.

Në dekadën e kaluar ishte trajneri më i suksesshëm gjerman, sepse Bayernin e kishte udhëhequr drejt dy titujve të njëpasnjëshme dhe me Wolfsburgun kishte fituar titullin e parë dhe vetmin në Bundesligë.

Pas një ndeshje miqësore midis Gjermanisë dhe Spanjës (1: 1), Magath ka pohuar për televizionin gjerman ARD se do të donte të ishte trajner i kombëtares kroate.

“Nuk jam trajner që do të merrte drejtimin e Spanjës ose Brazilit. Nëse do të mund të zgjedhja, do ta merrja Kroacinë që ka lojtarë të mëdhenj dhe me potencial”, tha Magath.

Theksojmë se 64-vjeçari është i papunë që prej vitit të kaluar kur u shkarkua prej ekipit kinez, Shandong Luneng Taishan. /Telegrafi/

Exit mobile version