Telegrafi

Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?

Meshkujt të cilët brengosen tepër për madhësinë e tyre të penisit mund të jenë duke vuajtur nga çrregullimi dismorfik i trupit  – apo gjendja e të besuarit se pamja e një personi është defektive dhe duhet të rregullohet apo ndryshohet në ndonjë mënyrë.

Përderisa kjo gjendje është e zakonshme edhe te femrat që brengosen se nuk janë mjaftueshëm të holla, edhe meshkujt mund t’i kenë të njëjtat mendime për gjenitalet e tyre, transmeton Telegrafi.

Në studimin e ri, të publikuar në “BJU International”, hulumtuesit nga Britania e Madhe e kanë ekzaminuar atë se çfarë konsiderohet “normale” kur është fjala për madhësinë e penisit. Autorët deklarojnë se për shkak se nuk ka pasur raporte formale apo zyrtare rreth kësaj teme, meshkujt shpeshherë kanë mbetur të hutuar dhe të brengosur rreth asaj se a janë mjaftueshëm të ‘mëdhenj’.

Hulumtuesit, pas ekzaminimit të 15,521 meshkujve, kanë zbuluar se madhësia mesatare e një penisi të erektuar është 13.2 centimetra (5.1 inç).

Çdo centimetër më pak, konsiderohet si penis i vogël, ndërsa çdo centimetër më i madh, konsiderohet penis i madhësisë së madhe. /Telegrafi/