Telegrafi

Madhëria e kungullit: 12 ide origjinale për rregullimin e shtëpisë sikur nga përrallat e magjishme (Foto)

Pos që është i shijshëm në pjatë, kungulli do të duket mrekullueshëm edhe rreth pjatës dhe në pjesë të tjera të shtëpisë suaj në formë zbukurimi.

Nga kjo ‘ëmbëlsirë’ e dendur mund të krijohen dekorime më të bukura vjeshtore për shtëpi në të cilën do të kënaqeni, ndërkaq mysafirët tuaj do të jenë të ngazëllyer, transmeton Telegrafi.

Si ju duket ideja që të shponi kungullin dhe në të, të vini lule të llojllojshme, fletë dhe murriz të kuq?

Mbretëresha e vjeshtës le t’ju shërbejë edhe për dekorim të tavolinës së ngrënies, për shembull në kungullin e shpuar vendosni lugët dhe pirunët.

Çdo kalimtar me siguri do të ndalojë para dritares suaj me kunguj të zbukuruar dhe me shishe të ngjyrosura.

Nga kungujt e vegjël mund të bëni edhe qirinj shumë të bukur. Lozni me imagjinatën, sepse ide vërtet ka shumë!

/Telegrafi/