Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ka folur para ndeshjes me Kroacinë në çerekfinale të Kupës së Botës.
Teksa ylli i skuadrës braziliane dhe i Real Madridit po fliste para mediave, një mace u fut në konferencën për shtyp.
Zëdhënësi i kombëtares braziliane fillimisht e inkurajoi, e më pas e hodhi nga tavolina.
Vinicius qeshi kur erdhi macja, por ai u befasua në mënyrë të pakëndshme kur zëdhënësi e hoqi me vrazhdësi nga tavolina.
https://twitter.com/VintageVinicius/status/1600542237762674688
“Goli është momenti më i rëndësishëm në futboll. Kur shënojmë një gol në Kupën e Botës, jo vetëm ne jemi të lumtur, por edhe i gjithë vendi ynë. Kemi ende shumë për të festuar. Shpresoj të vazhdojmë të kërcejmë dhe luaj mirë për të shkuar deri në fund”.
“Njerëzve u pëlqen të ankohen kur shohin se të tjerët janë të lumtur, dhe ne brazilianët jemi gjithmonë të lumtur. Prandaj nuk është e çuditshme që kritikat më të mëdha drejtohen ndaj nesh. Ne do të vazhdojmë të përhapim gëzim sepse më shumë njerëz janë për ne sesa kundër nesh”, ka thënë Vincius.
A cat just gatecrashed Vinicius Jr's press conference 💀 pic.twitter.com/yHVyKtvnmj
— GOAL (@goal) December 7, 2022
Kroacia dhe Brazili do të luajnë të premten në orën 16:00, që do të jetë ndeshja e parë çerekfinale e Botërorit të Katarit./Telegrafi/