Telegrafi

Mabetex Prishtina shpallet kampion në Superligën e futsallit

Mabetex Prishtina është kampioni më i ri në Superligën e futsallit në Kosovë, pasi ka mposhtur në ndeshjen finale të “Play Offit” ekipin e Liburnit nga Gjakova me rezultat 4-2.

Ndeshja finale u zhvillua në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj pa prezencën e tifozëve.

Takimi ishte mjaft interesant dhe i tensionuar herë pas herë, derisa në fundin e ndeshjes u përjashtuan edhe futbollistë dhe zyrtarë të skuadrës gjakovare.

Mentor Mejzini ishte shënuesi i parë në takim për rezultatin 1-0 të Liburnit.

Por, Prishtina u rikthye në lojë vetëm pak minuta më pas me Alen Jefferson që shënoi nga penalltia.

Braziliani Jefferson ishte protagonistë edhe në golin e dytë te Prishtina.

Ai asistoi te Azem Brahimi i cili shënoi golin e fitores, ndodhi kjo në minutën e fundit të pjesës së parë (2-1).

Në pjesën e dytë, Qerimi barazoi dy minuta para fundit rezultatin në 2-2.

Por, Jefferson edhe një herë shënoi nga penalltia vetëm 59 sekonda para fundit të ndeshjes duke i dhënë triumfin prishtinasve (3-2).

Krejt në fund, kur Liburni po luante pa portier, nga distanca shënoi edhe Brahimi (4-2).

 

Mabetex Prishtinën fitoi trofeu i parë në histori të klubit. /Telegrafi/